KreuStil Jetese

Fustani më i mirë i dekadës, u shpall ai i Kate Middleton!

`Bibla` e modës, Vogue, shpalli fustanin më të mirë të dekadës fustanin e mëndafshtë ngjyrë smeraldi që mbajti marsin e këtij viti Katë Middleton gjatë vizitës në Irlandë bashkë me të shoqin, princin William. Ajo veshje, praktikisht po bën histori.

I njohur edhe si Falconetti, fustani është dizenjuar nga Susie Cave e cila zotëron The Vampire’s Wife. Të tjerë emra të njohur që e kanë mbajtur një fustan Falconetti kanë qenë  Alexa Chung, Sienna Miller, Cate Blanchett dhe Jennifer Aniston. Dhe për standartin e tyre nuk kushton shumë, 1.805,95 euro.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF