KreuStil Jetese

Koleksioni miliona dollarësh i çantave të Cardi B!

Cardi B nga striptiste tek e para repere grua që pushton kopertinën e prestigjozes Vogue Amerika, është vetëm 28 vjeçe. Lindur në Bronx nga prindër me origjinë nga Trinidadi dhe nga Republika Domenikane, deri në moshen 19 vjecare punoi në një supermarket Hamish, vend të cilin e la për të filluar karrierën si striptiste. Por, falë spektaklit “Love and Hip Hop”, bën hapin e madh duke kaluar në muzikë dhe duke ndërmarrë një rrugë te re artistike. Në 2019 madje arrin deri aty sa të rrëmbejë të parin çmim Grammy Award për albumin më të mirë të rrymës rep  Invasion of Privacy. Por nuk mjaftohet me kaq. Cardi B eksperimenton dhe në kinematografi, ku luan përkrah Jennifer Lopez në filmin “Hustlers”. Në anën dashurore vendin kryesor e zë reperi Offset me të cilin martohet, martesë kjo që do të karakterizohet nga një marrëdhënie dashuri-urrejte, derisa në 2020, këngëtarja paraqet dokumentet për divorc. Por, në dritën e lajmeve të gossipit të fundit, çifti mesa duket është ribashkuar. Çifit ka një vajzë me emrin Kultura, e cila jeton midis luksit dhe shpenzimeve marramendëse. Vetë artisja gjithmonë ka pohuar që ka debulesë për aksesorët luksozë, gjë që e ka çuar të krijojë një garderobë ekstra-lukzoze. Duke filluar me minifundet, tek fustane e ngjitur, të përzjera me tatuazhet e shumta, dhe me paruket me ngjyra të ndryshme. Por ajo që të bie në sy është se këngëtarja ka një pasion të veçantë sidomos për çantat e luksit, dhe kryesisht për ato të firmes Hermes.

Shpeshherë kemi parë që reperja të postojë në rrjetet sociale fotografi me veshje të ndryshme, por gjithmonë të shoqëruara nga një Birkin apo Kelly. Nuk mungojnë modelet një ngjyrëshe, ato me lëkurë krododili apo ato të personalizuara. Vlera e këtij koleksioni çantash arrin në miliona dollarë. Deri aty sa dhe vajza 2 vjeçare e Cardit, Kultura ka një çantë të sajën Birkin rozë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF