KreuStil Jetese

Trendi i ri që po cmend yjet: atletet e “shëmtuara” !

E  mbani mend sa krenarë u ndjetë kur i lidhët për herë të parë këpucët vetë? Po pastaj, e mbani mend sesi ju erdhën ato lidhëset në maje të hundës dhe sa shumë iu gëzuat atleteve me “ngjitëse”? Epo, janë rikthyer përsëri në modë, ndaj mund t`I gëzoheni sërish. Aktorja e famshme Katie Holmes është VIP-I më I fundit që shihet në rrugë me ato që I quajnë “atletet e shëmtuara”, por që mes yjeve po “bëjnë namin” aktualisht.

Holms i kishte kombinuar me pantallona të lirshme të errëta dhe një pardesy të gjatë të zezë lëkure, e një cantë te zezë të stampuar me të bardhë. Dukej vërtet këndshëm! Mos u cudisni nëse këto atlete do t`i shihni tani ngado!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF