Ndër çantat e vitit 2020 që nuk duhet humbur është modeli Gucci me doreza bamboo
Koleksioni i ri i Gucci ‘Overture of Something that Never Ended’ u prezantua me mini-serialin me shtatë episode me të njëjtin emër të zbuluar gjatë GucciFest. Xhiruar në Romë dhe i drejtuar bashkë nga regjisori Gus Van Sant dhe Alessandro Michele, projekti paraqiti aktoren, artisten dhe interpretuesen Silvia Calderoni, e angazhuar në një rutinë ditore surrealiste në skenarë të ndryshëm të qytetit, ndërsa takonte një numër talentesh ndërkombëtarë. Midis artikujve dhe aksesorëve të zbuluar, një çantë me doreza bambu del në pah që jemi të sigurt se do të bëhet çanta e re e markës. Eshtë një çantë me një siluetë drejtkëndëshe të stilit të viteve ’90 që vjen nga arkivat e shtëpisë së modës.
Përdorimi i bambusë u prezantua nga themeluesi Guccio Gucci për të korrigjuar mungesën e materialeve gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe për këtë arsye është një nga elementët më simbolikë dhe dallues të maison. Drejtori krijues Alessandro Michele e ka ringjallur atë në një version bashkëkohor duke dekoruar dorezat me rripa fluoreshente. Një përzierje që do ta dojë i gjithë komuniteti Gucci.





Dua Lipa bëhet ambasadore e markës së famshme!!!














