KreuStil Jetese

Jonida Vokshi, një shkëlqim sot në natën e parë të Festivalit të Këngës, e veshur nga Enada At`Nikolla!

Edicioni i 59-të i Festivalit të Këngës ngre sot siparin me 25 këngëtarë që shpresojnë të rrëmbejnë trofeun e tij me ëndrrën drejt Roterdamit për edicionin e ardhshëm të Festivalit Europian. Pandemia ka ndryshuar shumë gjëra këtë vit, e Festivali i Këngës në RTSH nuk bënte dot përjashtim. Kështu skena është vendosur në një mjedis të hapur, për t`iu përshtatur rregullave anti-Covid, ndërsa për herë të parë orkestra nuk do të jetë aty. Por vëmendja tek paraqitja e prezantueses, mbetet njësoj, me ose pa koronavirus. Cfarë do të veshë bukuroshja Jonida Vokshi që e prezanton eventin madhështor në krah të Blendi Salaj? Epo, përgjigjen e dha ajo vete përmes disa postimeve në Instagram ku praktikisht, shkëlqen e tëra me veshjen e krijuar prej stilistes së talentuar, Enada At`Nikolla!

Super në formë edhe pse nuk ka shumë që e solli në jetë vajzën e saj, Emi, Jonida është e mrekullueshme me kompletin në ngjyrë neutrale, i cili ka një shkëlqim mjaft të lehte duke rrezatuar një elegancë linjash, pasoje e një shkrirje mjaft natyrale mes klasikes e modernes. Një pamje që përcjell elegancë dhe rafinim! Ne, nuk do të kishim menduar dot dicka më pak për Jonidën!

 

 

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF