KreuFashion

Vetëm 18 dollarë; Heidi Klum rrëfen sekretin që fshihet pas shkëlqimit të lëkurës!

 

Kur je një supermodele e njohur botërisht, gjasat që të kesh një duzinë dietologësh, dermatologësh, stilistësh, grimierësh e parukierësh në dispozicionin tënd është e madhe.

E nisur nga kjo dhe vlera monetare e shërbimeve të tilla i kalon rrogat e një jete të një qytetari të thjeshtë në Shqipëri.

Por, duket pas shkëlqimit të një të famshmi, jo domodshmërisht qëndrojnë vlera me disa zero shpenzimesh, pasi ndonjëherë sekreti gjendet edhe tek një produkt që kushton më pak se 20 dollarë.

Përshembull, nëse keni menduar se Heidi Klum shpenzon shuma maramemdëse për lëkurën e fytyrës gaboheni! Falenderimi i supemodeles 47 vjeçare i shkon kremit hidratant ‘Mario Badescu Buttermilk’ që kushton vetëm 18 dollarë.

“E përdor prej vitesh, çdo ditë. Sa herë kam marrë kremëra të shtrenjta, kam përfunduar me puçra dhe probleme me lëkurën. ‘Mario Badescu’ nuk m’i mbyll poret”; ka treguar mami i katër fëmijëve për ‘Today’.

Ky krem hidratues përmban acid laktik, një acid alfa hidroksi që zbut lëkurën, lehtëson hiperpigmentimin dhe në ndihmon në zbutjen e rrudhave të imta.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF