KreuCelebrity

“Jam i dashuruar, morën fund orët e beqarisë”; Redon Makashi tregon për herë të parë planet!

Redon Makashi duket se ka vendosur të hapë një tjetër faqe në jetën e tij private!
I ftuar në programin e Rudina Magjistarit, artisti rrëfeu si asnjëherë më parë detaje nga jeta e tij personale! ‘Beqari i përjetshëm’ duket se është dorëzuar dhe dasma qenka afër.

“Ka ardhur limiti i limiteve, do vendos edhe unë. Edhe ata që janë të martuar janë të pakënaqur, edhe të pamartuarit po. Unë do ta provoj njëherë martesën, e kaluam gjithë kohë, i morën me vete të gjithë orët e beqarisë, tani ka ardhur koha. Normal që jam i dashuruar,”- tha ai i ftuar në emisionin “Rudina”.
Ndonëse Redoni nuk zbuloi identitetin e vajzës që i ka vjedhur zemrën, ne mezi presim hapin e radhës të artistit 50 vjeçar!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF