KreuCelebrity

Komiteti i ekspertëve vendosi: C`do të ndodhë me orën policore dhe mësimin në shkolla!

Komiteti i ekspertëve vendosi: C`do të ndodhë me orën

Gjatë ditës u realizua një takim online mes ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe asaj të Arsimit Evis Kushi me anëtarët e Komitetit Teknik të Ekspertëve. Gjatë kësaj mbledhjeje u bë me dije se Shqipëria do të vijojë të mbyllet gjatë fashës orarë 22:00 deri në 06:00, për një afat të pacaktuar. Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli sqaroi se gjatë janarit ka pasur një rritje të re të infektimeve tek grupmoshat 15- 24 vjeç. Ajo u shpreh se ka një shtim të incidencës nga 6 deri në 8 janar me 291 raste në 100 mijë banorë duke kërkuar shtim të vëmendjes.  Rakacolli shtoi më tej se kjo grupmoshë vjen nga rrethet dhe kthehet sërish në rrethe, duke bërë që të kalojnë virusin tek familjarët e tyre dhe duke zgjeruar zinxhirin e infektimeve. Ajo që kemi parë me vëmendje në këto dy javë, është se është rritur incidenca tek moshat e reja. Për këtë arsye, është vendosur që ora policore të vazhdojë në fashën e deritanishme, 22.00 me 6 të mëngjesit e në Universitete, mësimi do të vazhdojë online pasi në grupmoshat që i frekuentojnë ato është vënë re një rritje e numrit të prekurve. Najada Çomo tha se më mirë është që sot të kemi auditoret bosh, gjë që pasohet me boshatisjen e spitaleve sesa e anasjellta. Edhe fluturimet me Britaninë e Madhe do të vijojnë të jenë të ndërprera.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF