Lidhja e tyre dukej mjaft solide, por cifti i njohur i showbizit ka vendosur papritur t`i jape fund dhe të shkojë secili në punen e tij. Ben Affleck dhe Ana de Armas thane se thjesht nuk “përputhen”.
Dyshja u afrua gjatë pandemise, ndërsa tani duket se nuk kanë gjetur më arsye për të qenë bashkë. Aktori 48 vjecar dhe de Armas, 32 vjece u lidhën marsin e 2020-tës, kur filmonin thrillerin Deep Water. Brenda më pak se një viti megjithatë kuptuan se nuk janë bërë për njëri tjetrin, dhe sipas burimeve pranë tyre, ndarja u bë me telefon.
Jo më larg se në verë dukej se gjërat shumë mirë mes ciftit, aq më tepër që aktorët nisën dhe bashkëjetesën dhe Ana u zhvendos në shtëpinë e Affleck, në Los Angeles. Ajo madje kishte nxjerrë në shitje shtëpinë e saj, por pastaj ndërroi mendje.