KreuCelebrity

25 vjetori i Sara Hoxhës dhe urimi i bukur i së motrës Lori!

Sara Hoxha feston sot ditëlindjen e 25-të të jetës dhe këtë e mësuam nga disa postime radhazi të së motrës Lori. Trashëgimtarja e Top Media ka postuar në llogarinë e saj disa foto të papublikuara më parë të së motrës për ta uruar në ditën e shënuar.

“Gëzuar ditëlindjen të parës dhe të vetmes sime”, ka shkruar Lori krah disa fotove të Sarës, shkrepur në momente të ndryshme të kujtimeve të bukura që motrat ndajnë së bashku në udhëtimet që shpesh bëjnë me njëra tjetrën.

Lori dhe Sara kanë treguar se janë shumë të lidhura me njëra tjetrën. Këtë 25 vjetor Sara e feston si mami e dy djemve London dhe Roman.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF