Përpara nuk eksperimentonte shumë me flokët e saj të gjatë të errët.
Por që prej lindjes së vajzës, Jonida Vokshin e shohim të tregohet më e guximshme me pamjen. Moderatorja e celi ngjyrën e flokëve përmes disa fijeve ngjyrë gruri, dhe tani, provon dicka të re: baluket! Stili që ajo ka preferuar është ai që njihet si “baluket Birkin”, e që po kthehet së fundi në të preferuarin e VIP-ave. Jonidës i shkojnë shumë, por asaj me sa duket, cdo model e ngjyrë flokësh I rri mirë!