Takimet romantike të Saimirit me vajzat, nuk i shkojnë për shtat të gjithave. Tashmë xhelozia ka filluar të ndihet, sic e dëshmoi qartë dhe pohimi i Xhesit në programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin.
“Ne nuk fluturojmë nga gëzimi duke parë takime të tilla. Normalisht që ka xhelozi, nuk dua të jap opinione për takimet, ishin shumë të bukura, por thjesht ajo që përjetojmë ne nga brenda…nuk jam e lumtur. Unë këto kohë kam qenë e distancuar. Nuk e kam me takimet e tjera, por me marrëdhënien time në raport me këto ndjesi. Unë e vlerësoj shumë Saimirin dhe me aq sa ma ka shfaqur, edhe ai ndjen njësoj drejt meje. Por këto kohë kemi qenë të distancuar”,- tha Xhesi. Pakënaqesi shfaqi dhe Meri për faktin që protagonist nuk puthi vetëm atë, por edhe Flavian dhe Generdën. “Nuk ndihem mirë, nuk më vjen mirë, sepse është normale. Jemi femra dhe unë kam respekt për veten”, tha ajo.