Princi Harry dhe e shoqja, Meghan Markle pritet të ribashkohen me familjen mbretërore këtë verë, thotë TCH. Duka dhe Dukesha e Sussex thuhet se do të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar në muajin qershor, për të marrë pjesë në paradën Trooping of the Color, e cila zhvilohet në nder të ditëlindjes së Mbretëreshës.
Një burim i tha gazetës The Sunday Times se: “Plani aktual është që parada të mbahet në Londër si normalisht, edhe pse mund të nevojitet ndonjë përshtatje në bazë të udhëzimeve. Aspirata dhe dëshira përfundimtare është ta bëjmë këtë event të ndodhë”, tha sipas TCH burimi, duke iu referuar vështirësive që krijon situata e pandemisë. Kjo do të ishte hera e parë që Harry, Meghan dhe djali I tyre Archie, do të shihen në publik me mbretorët e tjerë që prej marsit të vitit të kaluar, kur vendosën të shkëputeshin e të largoheshin nga Anglia.