
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 673 raste të reja me Covid-19, nga 3,927 testime të kryera.
238 raste në Tiranë, 44 në Durrës, 38 në Vlorë, 28 në Shkodër, 23 në Lushnje, 20 në Lezhë, 19 në Mat, 18 në Berat, 17 në Sarandë, nga 16 raste në Kurbin, Korçë, nga 15 raste në Elbasan, Kamëz, 13 në Fier, nga 12 raste në Krujë, Kavajë, 11 në Kukës, nga 8 raste në Librazhd, Bulqizë, nga 7 raste në Pukë, Mirditë, Gramsh, 6 në Peqin, nga 5 raste Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe, Klos, Skrapar, Cerrik, nga 4 raste në Rrogozhinë, Mallakastër, Tepelenë, Shijak, Patos, nga 3 raste në Gjirokastër, Pogradec, Përmet, Delvinë, Vorë, nga 2 raste në Fushë Arrëz, Konispol, nga 1 rast në Has, Divjakë, Roskovec, Himarë, Kuçovë, Poliçan.
Fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojnë 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 21-77 vjeç.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 260 pacientë, 29 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 436 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 36,971 që nga fillimi i epidemisë.