KreuCelebrity

Eneda tregon se cili ishte pengu i fundit i Kujtim Prodanit!

Kujtim Prodani nuk jetonte me frikën e pandemisë. Ajo nuk e kishte ndaluar të punonte për disa projekte, por me pabesinë e tij, ky virusi i la në mes një ëndërr të kahershme. Se cila ishte ajo, e rrëfeu Eneda Tarifa. Këngëtarja thotë se kishte qenë duke bashkëpunuar prej kohësh me Kujtimin, i cili donte të mbante një recital në nder të së ëmës, të mirënjohurës Anita Take.

“Festivalin për të ëmën e kishte shumë merak. Mendoj se tani ndoshta na takon ne të bëjmë një festival në kujtim të të dyve, edhe të Anidës, edhe të Kujtimit”, u shpreh Eneda duke rrëfyer pengun që atij i mbeti pa realizuar. “Kemi ndarë shumë momente të bukura së bashku, ai kishte merak një koncert të përvitshëm që bënte në Durrës për hapjen e sezonit doja të risillja një këngë me të, Kanape-n por nuk ia dolëm dot”, shtoi e prekur Eneda.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF