
Testimet kanë pësuar një shtim të ndjeshëm në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit, por ndërkohë ato kanë nxjerrë në pah edhe më shumë infektime. Kështu mësohet se brenda një dite janë kryer 3,906 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 725 persona. Rastet e konfirmuara u identifikuan në këto bashki:
252 raste në Tiranë, 43 raste në Durrës, 38 raste në Mat, 36 raste në Lezhë, 34 raste në Vlorë, 30 raste në Shkodër, 27 raste në Fier, 23 raste në Sarandë, 18 raste në Lushnje, 17 raste në Pogradec dhe Berat, 16 raste në Skrapar, 15 raste në Kavajë dhe Elbasan, 14 raste në Dibër, 12 raste në Kurbin dhe Bulqizë, 11 raste në Krujë, 8 raste në Tropojë, 7 raste në Korçë dhe Patos, 6 raste në Kukës dhe Cërrik, 5 raste në Mallakastër, 4 raste në Rrogozhinë, Gjirokastër, Klos, Gramsh, 3 raste në Mirditë, Kamëz, Delvinë, Vau i Dejës, Shijak, Kuçovë, 2 raste në Peqin, Përmet, Devoll, Has, Pukë, Librazhd, Tepelenë, Malësi e Madhe, Kolonjë, Vorë, 1 rast në Divjakë dhe Libohovë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi po ashtu se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 7 humbje jete. Viktimat janë: 3 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 52-76 vjeç