KreuCelebrity

“Është çështje kohe”: Xhemi Shehu do të rikthehet në Top Channel?!

Mungesa e Xhemi Shehut në ekran nuk ka kaluar pa u vënë re, e si një personazh me të cilën identifikihej Portokalli, pyetja që fansat e saj dhe jo vetëm, bëjnë më shpesh është nëse do të kthehet më ajo në ekran apo jo.

Mikesha e saj Arbana Osmani teksa ka qenë duke drekuar sot me Xhemin, ka ftuar ndjekësit të bëjnë pyetje për bionden syshkruar të ekranit…Dhe siç pritej një ndër pyetjet e shumta drejtuar Xhemi Shehu ishte nëse do kthehej më ajo në ekran apo jo.

“A do kthehet në Top Channel”; ka qenë pyetja më e shpeshtë, të cilës Xhemi për habinë tonë ju përgjigj shkurt ‘Çështje kohe’!

Nuk e dimë nëse përgjigja e moderatores ishte me humor, apo nëse vërtetë Xhemi po e mendon rikthimin ne Top Channel.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF