“Aq shumë kemi ndjenjur brenda, sa na sollën dhe uniformën me vija të burgut”; Adriano Celentano nuk heq dorë nga shakatë, as në momentet e vështira të pandemisë. Megjithatë, në lidhjen telefonike me moderatoren Mara Venier tek “Domenica In”, këngëtari i famshëm Italian pohoi përtej shakasë se frika nga koronavirusi i kishte mbyllur për një vit në shtëpi atë dhe të shoqen, Claudia Mori.
I pyetur nëse do ta bëjë apo jo vaksinën, nisur nga teoritë e shumta që qarkullojnë, këngëtari tregoi se tashmë e kishte ndarë mendjen. “Unë kurrë nuk kam bërë vaksinë, por tani jam dakord ta bëj dhe Claudia gjithashtu, ” tha Adriano.