KreuCelebrity

Pas divorcit princi Philips paska mbajtur anën e Dianës, cfarë shkruante i ati i Charles!

Letrat që princi Philip i ka shkruar Dianës pas divorcit me Charles, tregojnë se ai ka mbajtur anën e nuses në skandalin që kjo ndarje shënoi për kohën. Arsyeja e divorcit ishte tradhëtia e Charlesit me Camilla-n, lidhje të cilën ai vetë e pranoi vetëm në 1994-tën. Diana e kishte zbuluar këtë aferë në vitin 1989, dhe në 1992-shin, vendosi të ndahej.

Philip, që nuk kishte qenë shumë i afërt me të gjatë martesës, e kuptoi arsyen e saj dhe e mbështeti.

“Unë nuk e imagjinoj dot ç`i tha mendja që të të linte ty për Camilla-n” dhe “Charles u tregua budalla që rrezikoi gjithçka, në pozicionin që ndodhet, vetëm për Camilla-n. Nuk e kishim menduar kurrë se mund të arrinte deri këtu”, shkruante ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF