KreuCelebrity

Sfida më e madhe; Juliana Pasha përlotet teksa flet rreth mungesës së një fëmije në jetën e saj!

Juliana Pasha prej mëse dy dekadash jeton një histori të bukur dashurie me bashkëshortin instrumentist Altin Llakaj. Përpos faktit se dyshja kanë krijuar një marrëdhënie shumë të ngushtë, ata ende nuk janë bekuar me një fëmijë në jetën e tyre.

E ftuar në rubrikën “Tani mund të këndosh” përballë Ardit Gjebrea, Juliana ceku si rrallëherë më parë sfidën e vështirë me të cilën ajo dhe bashkëshorti po përballen nga pamundësia për të patur frutin e dashurisë së tyre.

Këngëtarja vazhdon ende të ketë shpresa se një ditë ajo dhe bashkëshorti Altini do bëhen prindër, por edhe nëse Zoti nuk i gëzon me këtë fëmijë, ajo shprehet se është Odesa, vajza e bashkëshortit nga martesa e parë që e do shumë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF