KreuCelebrity

U tha se braktisi Festivalin e Këngës për një tjetër spektakël; Manjolla Nallbani hedh poshtë aludimet!

Pak ditë para se të fillonte edicioni i 59 i Festivalit të Këngës, artistja Manjola Nallbani lajmëroi tërheqjen nga gara për arsye shëndetësore!


Por së fundmi media të ndryshme kanë aluduar se arsyeja e tërheqjes së Nallbanit ka e qenë pjesëmarrja në një tjetër spektakël “Krishtlindje në Tiranë” organizuar nga Guga Production, që këtë vit kishte të ftuar speciale aktoren e famshme italiane Ornela Muti.


Në spektaklin që do të transmetohet sonte më 25 Dhjetor Manjola Nallbai është një ndër artistet pjesëmarrëse!


Nëpërmjt një statusi Nallbani ka mohuar kategorikisht faktin që ajo la “Fest 59” për “Krishtlindje në Tiranë”, duke sqaruar se e vetmja arsye që hoqi dorë nga gara e festivalit të fundvitit ishte infektimi me Covid për 3 javë çka ja bëri të pamundur artistes Nallbani pjesëmarrjen.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF