Lajmi se këngëtari i njohur i muzikës popullore Bujar Qamili ishte prekur nga Covid 19 e qe transferuar për kurim të specializuar në Itali, shkaktoi mjaft shqetësim, pasi bëhet fjalë për një figutë tejet të dashur për publikun shqiptar. Megjithatë, Ramazan Çeka, i njohur për tekstet e disa këngëve, njoftoi se artisti i mirënjohur ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ai sqaron se problemi i tij shëndetësore nuk lidhje me Covid.
“Të nderuar miq, kolegë, gazetarë, punonjës mediash e dashamirës të artit. Nisur nga situata aspak e qetë psikologjike, e cila sa vjen e po na bën të pranojmë e ta marrim si të vërtetë çdo lajm u bëj me dije se sapo kam komunikuar personalisht me “Mjeshtrin e Madh” dhe mikun tim më të përzemërt Bujar Qamili. Ai vërtetë ka pasur probleme shëndetësore, por jo me Covidin. Falë një trajtimi të specializuar dhe intensiv në Itali, gjendja e tij është stabilizuar dhe po përmirësohet dukshëm. Në emër të Bujarit dhe familjes së tij u përcjell me nota përzemërsie falenderimet më të sinqerta për interesimin tuaj”, ka shkruar ai.