Bieta Sulo dhe Alban Dudushi u rrëfyen në një intervistë për “Living”, ku thanë se dëshirojnë shumë të bëhen shpejt prindër sërish. “Do të kisha dashur tre fëmijë, por meqë e kemi nisur vonë, i them Albanit, po e bëjmë me hile. E nisim numërimin nga Joelle. Po të mos kisha këtë ngarkesë pune, do ta kisha nisur tani beben e dytë. Do të doja të ishte vajzë, por kam një bindje që do të jetë djalë, sepse e shoh veten nënë djemsh, ”ishte komenti I Bietës.
“Në përgjithësi eci me moton “happy wife, happy life” (grua e lumtur, jetë e lumtur). Në këtë lloj kuptimi, edhe unë jam dakord, vetëm se duhet të përshtatim gjithçka me impenjimet tona, por dëshira nuk na mungon. Një fëmijë tjetër, një bekim më shumë. Ka një sekret pse e ruajmë këtë raport njësoj si para 15 vitesh. Unë Bietën nuk e kam grua, por të dashur. Ne jemi të dashur,” tha Albani.



















