KreuCelebrity

Silvana tregon zhgënjimin e saj më të madh në jetë!

Silvana tregon zhgënjimin e saj më të madh në jetë!

Në programin “Daily Love Story” me autore Ilda Lumanin, ka pasur një kthesë mjaft interesante: Vivien dhe Silvana kanë intervistuar njëra-tjetrën dhe e para gjë që Vivien deshi të dinte ishte zhgënjimi më i madh që ka pasur Silvana në jetë. 22 vjecarja u tregua mjaft e sinqertë. Pyetjes se cilat janë gjërat që nuk do të toleronte tek një partner, ajo iu përgjigj: “Janë shumë gjëra që nuk do të toleroja. Së pari nuk më pëlqen të jem e kushtëzuar. E dyta gënjeshtrat dhe tradhtia. Këto janë gjërat bazë në një lidhje që të jetë e shëndetshme”. Silvana tha më tej se çdo gjë “ që ka bërë në jetë e ka bërë me vetëdije të plotë dhe nuk është penduar. Ajo shtoi se nuk ka sekrete, ndërsa pohoi se zhgënjimi më i madh ka qenë tradhëtia. “ Më jep shumë pasiguri tani, kur njoh një djalë e kam të vështirë të jap besim tani. Ka qenë një fund i shëmtuar”, ishte rrëfimi i Silvanës. Ndërkohë, Vivien nga ana e saj tha se i pëlqen shumë adrenalina. “Më pëlqejnë këto gjërat ekstreme dhe mbaj mend që kam shkuar në Dubai dhe kam hipur në trenin më të shpejtë në botë dhe rollercoster-in që ishte më i larti në botë. Ishte shumë bukur, tani kam në plan që të hidhem nga avionic”, u shpreh ajo. Vivien tha gjithashtu se kishte pasur një lidhje të gjatë dashurie përpara. “Unë kam patur një lidhje 5-vjeçare, ka përfunduar në fillim të verës që kaloi. Përfundoi sepse unë me atë djalin bënim jetë shumë të ndryshme. Bashkëjetuam shumë mirë për ato vite që ishim bashkë dhe jemi ndarë shumë miqësisht, pa problem, pa tradhti, pa gënjeshtra. Më ka dhënë shumë siguri ajo lidhje, më ka rritur shumë, më ka bërë të ndihem grua. Prandaj nuk kam më kohë që të bëj lojëra, duhet patjetër që të gjej dikë që të vazhdoj jetën”, u shpreh ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF