Tom Cruise e ka gjetur sërish dashurinë, edhe në kohë pandemie madje. Ylli hollivudian thuhet të jetë lidhur me kolegen e Hayley Atwell me të cilën është njohur në sheshxhirimin e “Mission: Impossible 7”. Burime pranë tyre thonë se mes Tom, 58 vjec dhe Hayley, 38 pati kimi që ditën e parë! “ Izolimi dhe të gjitha vështirësitë që erdhën me të, i afruan edhe më shumë me njëri-tjetrin. Tani janë bërë thuajse të panadashëm”, rrefen i njëjti burim.
Nuk dihet ende nëse aktorja e “Captain America” është ndjekëse e Kishës së Shkencologjisë, si Cruise. Atwell ka qenë e lidhur me modelin Evan Jones, por u ndanë në 2015-tën pas dy vitesh. Ndërsa për Cruise nuk ishte mësuar të ketë pasur ndonjë lidhje serioe që prej ndarjes nga Katie Holmes, me të cilën ka një vajzë, 14 vjecaren Suri.