Të buta, të ngrohta e të rehatshme: këmishat me kuadrate mund të jenë pjesë e kombinimeve të përditshme sportive, por përse jo, edhe atyre në stil koketë. Gjëja më e rëndësishme që duhet mbajtur parasysh te këmishat me kuadrate është që duhen kombinuar me në mënyrë të tillë që të krijohet një paletë kromatike e printit. Duhet zgjedhur elemente me ngjyra që kombinohen me njëra tjetrën dhe që afrojnë me nuancat e këmishës, për të përftuar kështu një “look” koherent. Ato shkojnë shumë mirë me strece, xhinse, cizme deri te gjuri, dhe tani, shumë preferojnë t`I mbajnë të zbërthyera.
