Motra e Kate Middleton, Pipa, po pret fëmijën e saj të dytë dhe as ajo e as i shoqi, James Matthews, nuk e fshehin dot gëzimin që do të bëhen prindër për herë të dytë. “Pippa dhe James janë shumë të lumtur, ky është një lajm fantastik pas këtij viti kaq të vështirë”,- thanë burime pranë ciftit.
Pippa 37 vjec dhe James, 45, të cilët u martuan në vitin 2017, kanë një djalë 2 vjeç, e tani pritet me kërshëri të madhe momenti kur do të zbulojnë gjininë e bebit të dytë. Motra e Kate ka qenë mjaft aktive gjatë shtatzanisë së parë, dhe e vazhdoi regjimin e saj të fitnesit, ndaj nuk është cudi që ta shohim sërish në ndonjë palestër.



















