KreuCelebrity

Arsyeja prekëse përse gruaja kafshon cdo ditë një copëz nga sanduici që i jep  burrit me vete!

Kanë 41 vjet bashkë, dhe në katër dekada, Tracy Howell ndjek rregullisht një ritual: kafshon pak nga sanduici që i jep bashkëshortit me vete në punë, Arsyeja është e adhurueshme dhe nuk ka asnjë lidhje me nepsin.

“Clifford dhe unë kemi gati 41 vite të martuar dhe unë ia bëj gati çdo ditë drekën me vete për në punë. Ndonjëherë gjej rastin të shkoj tek puna e tij e të drekojmë bashkë, por kur nuk jam me të e kam gjetur zgjidhjen”, thotë Tracy.

Pra, këtë e bën që i shoqi të mos ndihet i vetmuar teksa konsumon vaktin e tij. Në këtë mënyrë, duket sikur ata hanë bashkë cdo ditë. Më shumë se 23 mijë “like” ka marrë postimi i Tracy-it; gjesti i është dukur shumë përdoruesve të rrjeteve sociale i thjeshtë, por i ëmbël.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF