KreuCelebrity

Publikohet video e rrallë e princeshë Diana duke u grimuar nga vogëlushi William!

Ndonëse kanë kaluar 23 vite nga aksidenti i tmerrshëm që i mori jetën princeshë Dianës, publiku apo dashamirësit e Lady D ende kanë kureshtje për të lexuar apo mësuar detaje të reja rreth jetës së princeshës famëkeqe.

Së fundmi në rrjete sociale është publikuar një video e rrallë e Dianës dhe princit Ëilliam kur ky i fundit ishte një vogëlush. Me një sfungjer grimi në dorë, Ëilliam shihet teksa grimon të ëmën. Videoja është xhiruar gjatë një seti fotografik të princeshës me dy fëmijët e saj dhe është filmuar nga fotografi i familjes mbretërore.

Ky është një kujtim i vitit 1985, kur princi William ishte 3 vjeç, kurse Harry 1 vjeç. Pamjet e rralla kanë bërë xhiron e rrjetit, duke lumturuar dashamirësit e Dianës, tek të cilët dashuria për princeshën e ndjerë duket se nuk u zbeh asnjëherë.

 

 

A post shared by Princess Diana’s legacy (@diana.legacy)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF