KreuCelebrity

Nisën testet e shpejta të koronavirusit në Shqipëri, cilët i bënë të parët!

Testet e shpejta të koronavirusin shihen gjerësisht si një mënyrë efikase për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së infeksionit. Nga sot, ato kanë nisur dhe në Shqipëri. Të parat që iu nënshtruan ishin edukatoret e një prej kopshteve në Tiranë pas informacioneve të marra nga epidemiologu i zones. Kopshtet, shkollat,  burgjet, shtëpi  fëmijë, të moshuar, qendra pritje janë të paret ku do të aplikohen testet e shpejta, dy javët në vijim.

Personat e tjerë të dyshuar duhet të plotësojnë disa kushte, tha epidemiologu Rexhep Muja për ABC News. “E gjithë popullata që kanë këtë klinikë , 1 deri në 5 ditët e para po ashtu edhe të sëmurët kronikë, po ashtu përfitojnë institucionet ku mendojmë se ka mundësi infektimi. Nga sot deri më 20 dhjetor do të jemi duke bërë përgatitje, më pas do të futet në rol mjeku i familjes”, u shpreh ai. Testet e shpejta fillimisht do të aplikohen në Tiranë, vatrën kryesore të koronavirusit në Shqipëri rreth  10 mijë e 900 persona pozitiv dhe shtatë zona të nxehta të përhapjes së infeksionit. Astiri, Lapraka, Kamza, Paskuqani, Kombinati, Ish Blloku dhe Fresku  tregon epidemiologu Muja kanë numrin më të lartë të  personave me koronavirus dhe për këtë ai ka një shpjegim. “ Mesa duket atje nuk respektohen masat anti-covid. Më bën përshtypje sepse nuk shkon pa pasur 10 deri në 12 të sëmurë të tillë të dyshuar, kryesisht mosha 25-55 –vjeç janë më të prekura”, u shpreh ai.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF