Dalin në dritë fakte të reja mbi vdekjen e Maradonës. Ekipi i mjekëve që ndoqi yllin e futbollit Maradonën, përgjatë ditëve të fundit të jetës së tij, rrezikon burgun për shkak të pakujdesisë dhe neglizhencës.
Referuar fakteve të dala nga hetimet të fundit, rezulton që tek sportisti 60 vjeçar nuk është ndjekur kura e duhur. Hetimet e kryera në shtëpinë në të cilën ndodhej Maradona pas opercionit të fundit në kokë, arritën në përfundimin se Maradona nuk po ndiqej siç duhej. Pamjet ku tregojnë krevatin e papastër, tregojnë mungesën e shërbimeve higjeno-sanitare. Sipas gazetës “La Nacion” hetimet po shkojnë drejt pistës së “vdekjes për arsye të mostrajtimit të duhur”, madje flitet deri në ngritjen e aktakuzës për “Vrasje me paramendim”.Sipas investigatorëve pozicionin më të vështirë dhe që rrezikojnë më shumë janë mjeku Leopolodo Luque dhe psikiatrja Augustina Cosachov.
Në dokumentacionin e dosjes për gjykim, publikuar në gazetën italiane “Corriere della Sera, thuhet se “pacienti nuk ishte i monitoruar dhe se nuk ishte nënshtruar kontrollove të vazhdueshme mjekësore, siç e kërkonte gjendja e tij shëndetësore dhe nuk merrte asnjë ilaç për patologjitë e tij kardiake.”Ish-bashkëshortja Klaudja dhe dy vajzat Dalma dhe Giannina janë shprehur se trupi i Maradonës nuk duhet të preket për ekzaminime të mëtejshme mbi shkakun e vdekjes, teksa janë shumë të rrezikuara humbjen e trashëgimisë. Një testament i bërë në 2016, u hiqte atyre të drejtën e trashëgimisë, për të cilën po zhvillohet një betejë e ashpër legale, pasi në lojë janë shumë aktorë, ndër ta dhe Santiago Lara, i cili pretendon të jetë djali i Maradonës.



















