KreuCelebrity

“E bekuar që të kam në krahë”, pas shumë vështirësish modelja bëhet nënë!

Pas vite të tëra problemesh me infertilitetin, modelja e njohur e Victoria’s Secret Romee Strijd është bërë nënë për herë të parë. 25 vjeçarja postoi në llogarinë e saj zyrtare në instangram, fotografinë me të sapoardhurën  duke i dhënë gji. “Mint van Leewen- ndjehem e bekuar ndërkohë të kam në krahët e mi! Ne jemi të dashuruar me ty” – ka shkruar ajo teksa njofonte ardhjen e vajzës, me partnerin e saj Laurens van Leerwen.

 

 

A post shared by Romee Strijd (@romeestrijd)

Çifti bashkëjton prej 10 vitesh dhe Minti është fëmija e tyre e parë.  Romee dhe Laurens kanë bërë shpesh përpjekje dhe në të kaluarën për të patur fëmijë. Modelja, që u diagnostikua në moshën 17 vjecare me sindromën e vezoreve polikistike, rrëfeu se mbeti e shokuar kur pas shumë vizitave e përpjekjeve mjekësore dhe thuajse s`kishte më shpresa, mbeti papritur shtatzënë në rrugë natyrale!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF