Pas 17 vitesh në drejtimin e Portokalli, regjisori Altin Basha dha dorëheqjen nga spektakli i humorit. Ndonëse zëra jo zyrtarë thanë se Basha do të niste një spektakël të ri humori në ekranin e Abc News, ditën e sotme është bërë me dije se regjisori Altin Basha sapo është konfirmuar posti i ri drejtues.
Kiço Londo është larguar nga detyra e drejtorit të Teatrit Kombëtar Eksperimental, “Kujtim Spahivogli”.
Mësohet se në vend të tij është emëruar në detyrë regjisor Altin Basha. Shkarkimi i Kiço Londos është firmosur nga zëvendëskryeminsitri, Erion Braçe.
Dy javë më parë Ministria e Kulturës ngriti komision për shkarkimin e Londos, i cili ishte emëruar në këtë detyrë që në muajin qershor të vitit 2014.



















