
Është java e tretë e ”Love Story’’, dhe mes vajzave, fërkimet po shfaqen më qartë. Sesa të thella janë bërë ato, këtë e tregoi Vivien për “Daily Love Story” me autore Ilda Lumanin, ku tregohen “të pathënat” e spektaklit. 27 vjecarja tha se disa nga konkurrentet nuk i flasin fare njëra-tjetrës, e kjo gjë ndodh edhe me atë vetë.
“Gocat po bëjnë gërr -vërr, po shihen pak shtrembër me njëra-tjetrën, ka edhe disa që nuk i flasin fare njëra-tjerës, gjë që nuk ndodhte para një jave. Edhe unë kam njërën që nuk i flas fare, është njëra që bën sikur nuk ndihet. Ariana u mërzit shumë dhe ia thashë. Na transmetoi dhe ne atë mërzitjen dhe mbetën dhe vajzat e tjera si në hije”, u shpreh Vivien. Ajo hyri më në detaje kur foli për momentin e pishinës. “Unë jam kënaqur shumë, sikur nuk kisha hyrë ndonjëherë në ujë. Gocat sa u fut Saimiri në pishinë, ikën, shkalluan. Luajtëm Voley-Pool. Po u kënaqëm se patëm kontakt me Saimirin, e kapëm, çik na kapi. Jam e qetë se dua t’i takojë të gjitha gocat, por mos të vonojë shumë me këto. Nuk e di çfarë kanë kuptuar vajzat, unë kam kuptuar që Saimiri është shumë i mirë dhe ndoshta para kamerave ka emocione, por kur s’ka është ndryshe fare. Mua më pëlqen”, tha Vivien.



















