Almeda Abazi i befasoi përpara pak ditësh ndjekësit e saj me lajmin se është në pritje të fëmijës së dytë. Reagimet ishin të menjëhershme; admiruesit e bukuroshes shqiptare duan të dinë sa më shumë rreth pritjes së ëmbël.
Ajo vetë iu përgjigj kërshërisë së trye me një video ku shpjegonte sesi ndihet e cfarë po kalon. “Shtatzënia me Efe ka qenë shumë e mbarë, ka qenë shumë e lehtë. Ndërsa këtë radhë e kam pak të vështirë se dua gjithë kohës të fle, nuk ndihem shumë mirë dhe po më shkruajnë të gjithë se kur ndodh kështu do të thotë se është vajzë”, ka rrëfyer Almeda. Fëmija i parë i saj dhe bashkëshortit, Efehan erdhi në jetë në vitin 2019. Duket se dyshja ka dashur që ta zgjerojnë sa më shpejt familjen e tyre!