Përvec rasteve kur përlotet në emision nga ndonjë ngjarje prekëse, Arbana Osmani në pjesën tjetër të kohës duket një njeri lumtur! Është gjithmonë e qeshur, ka një familje të bukur dhe një karrierë të qëndrueshme.
Por në një moment rrëfimesh për mëmësinë, jetën dhe profesionin, Arbana tregoi diçka të cilën nuk e kishte përmendur më paeë. E pyetur nëse kishte përjetuar ndonjëherë ankth, ajo u përgjigj: “Oh, po! Ankth, depresion, dëshpërim. Kam kërkuar ndihmë.” E pyeture se cfarë këshille do të kishte për personat që përjetojnë situata të tilla, ajo la të kuptohej se duhet kërkuar ndihmë, për këtë nuk ka përse të ndiejë turp!



















