
Gara në “Love Story” sa vjen e bëhet më e fortë dhe emocionet më të mëdha. Vajzat që luftojnë për të fituar zemrën e Saimirit, po shpalosin përvec pamjes, edhe pjesë të karakterit të tyre. Një prej konkurenteve, Jonida, tha për “Daily Love Story”, se nuk është tip që “t’i lëpihet” një mashkulli, ashtu siç do të bënte Klea apo Arjana. ““Un jam tip që nuk i lëpihem një mashkulli, nuk jam ai lloj tipi. Më pëlqen të jem e tërhequr. Nuk dua t’i fërkohem. Unë nuk jam si Klea apo si Arjana që shkojnë dhe futen, e përqafojnë, flasin shumë kështu… Unë dua që ai të më zgjedhë mua për një gjë të veçantë që unë kam, jo për arsyen se unë i shkoj nga mbapa”, ka thënë vajza. Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus!