Puthja më e gjatë në botë ka zgjatur 58 orë 35 minuta e 58 sekoda! (Po, e pabesushme por e vërtetë). Nuk e dimë se si ka mundur çifti të rezistojë aq gjatë, ama dimë të japim në shpjegim pyetjes së artë; Pse i mbyllim sytë kur puthemi?
Bright Side ka mbledhur disa arsye që mendohet se i japin përgjigje kësaj pyetje!
Mbyllja e syvë ndihmon trurin të fokusohet më mirë: Sipas studimeve të kryera nga psikologë, kur përreth ka shumë imazhe po shpërqendrime është e vështirë për trurin të përqendrohet. Aftësia jonë për të kuptuar përkeqësohet kur sytë janë të hapura dhe të shpërqendruara.
Do të ndjesh më shumë nëpërmjet prekjes, pa shqisat e tjera: Ashtu si mbyllja e syve ju ndihmon të hiqni qafe shpërqendrimet përreth jush, gjithashtu ju lejon të përjetoni plotësisht ndjesinë e puthjes. Duke mbyllur sytë për tu puthur, ne i mundësojmë trurit tonë që të mbajë fokusin e tij në prekje sesa në përvojat e tjera shqisore.
Mbyllja e syve na bën të ndihemi më të mbrojtur: Meqenëse puthja është një nga veprimet më personale dhe intime, mund të bëjë që ju ose partneri juaj të ndjeheni të pambrojtur. Për të shmangur këtë dhe ndjenjën e ngathtësisë, automatikisht preferojmë të mbyllim sytë para se të përfshihemi në një puthje.