KreuCelebrity

 Saimiri skualifikon nga gara dy prej vajzave!

Kureshtja është e madhe në cdo etapë të Love Story për të parë se cilat nga vajzat do ta vazhdojë rrugëtimin deri në fund e cilat do të jenë ato që do të mbeten jashtë këtij dating show. Saimiri e pati të vështirë të vendoste, por duket se ndau mendjen për dy vajzat që do të skualifikonte: vetëm një javë pas nisjes së spektaklit, Juli dhe Klea nuk do të jenë më pjesë e tij.

Saimiri duket zgjodhi të mos i ndante binjaket Silvana dhe Albana, ndaj trëndafilin ia dha Silvanës. “Juli dhe Klea më vjen shumë keq jeni vajza të mrekullueshme. Ishte kënaqësi që ju njoha dhe shpresoj që edhe ju ta gjeni princin tuaj”, tha Saimiri, teksa Klea u perlot nga vendimi tij. Gara do të vazhdojë me 16 vajzat e reja ndërsa surprizat nuk kanë mbaruar, sepse pritet të ketë dhe hyrje të reja!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF