Të gjithë pjesëtarët e ditëlindjes së aktorit të humorit Bes Kallaku të organizuar në kohë pandemie do të gjobiten. Gjithashtu është gjobitur me 1.000.000 lekë administratori i lokalit. Për moskryerje të kontrollit të territorit janë pezulluar nga puna edhe 6 policisë, thotë Gazeta Shqip.
Sipas Shqip, mes të gjobiturve do të jetë edhe presidenti i vendit, Ilir Meta dhe bashkëshortja e njëkohësisht kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, të cilët ishin në festë.Edhe pse gjendemi në kohë pandemie ku mbajtja e maskës dhe distancës fizike është primare, ata kanë festuar sikur s’ka ndodhur asgjë pa asnjë lloj distance me njëri-tjetrin, duke shkelur çdolloj rregulli. Kjo do të jetë gjoba e tretë për Kryemadhin, e cila ka kundërshtuar vendosjen e maskës mbrojtëse edhe pse kohet e fundit është shfaqur me të në publik.



















