
Rojet nuk e lejonin të ngjitej në dhomën e saj për ta takuar. Atëherë, 81 vjecari zgjodhi një mënyrë mjaft prekëse për t`i treguar te shoqes se ishte aty pranë saj: mori një karrige dhe u ul në rrugë duke i kënduar një serenatë me fizarmonikën e tij.Momenti prekës u kap në kamera nga djali i tyre Maurizio dhe që atëherë është bërë viral.
Bashkëshortja e tij prej 47 vjetësh e shikonte plot dashuri nga dritarja e saj në spitalin e Castel San Giovanni, në Itali. Aty nuk trajtohen pacientë me koronavirus, por frika e pandemisë ka bërë që zyrtarët të vendosin masa të rrepta duke ndaluar vizitat.



















