I dhanë fund lidhjes së tyre në tetor, vetëm pak muaj pasi e kishin bërë publike. Brad Pitt dhe modelja, Nicole Poturalski tërhoqën menjëherë vëmendjen e mediave rozë dhe u përfolën gjerë e gjatë, por burime të “Page Six” thonë se marrëdhënia e tyre nuk ka qenë asnjëherë aq serioze sa u tregua në shtypin e huaj. Shkëputja e tyre, madje, sipas të njëjtave burime ka disa kohë që ka ndodhur dhe të dy palët vazhdojnë qetësisht jetën e vet. Brad është fotografuar për herë të parë në publik pas ndarjes dhe duket mjaft në formë. Ylli hollivudian u pa duke shpërndarë ushqime tek disa familje të varfra në Los Angeles. Ai ishte veshur thjesht, me xhinse e një këmishë, por dukej shumë mirë.
Brad dhe Nicole u konfirmuan si të lidhur që në muajin gusht, kur aktori 56-vjeçar u pa me modelen 27-vjeçare në vilën e tij në Francë, të cilën Pitt e ndan me ish-bashkëshorten, Angelina Jolie.



















