Fjodora Fjora rrëfeu pas 14 ditësh izolimi se e kishte kaluar sëmundjen që ka tmerruar të gjithë. Ajo ndau në ‘Ftesë në 5’ me Bieta Sulon eksperiencën e saj me Covid 19. Gazetarja tregoi se ka përjetuar momente shokuese pasi një prej analizave i kishte dalë gabim.
Shifrat e nxjerra bënë që ajo të përjetonte një shok të vërtetë emocional, cka bëri që t`I rëndohej së tepërmi gjendja psikologjike. “Kam kaluar një nga momentet më të vështira të pandemisë atë ditë, sepse ka qenë shokuese për mua”, tha Fjodora që rrëfeu se numrat kishin dalë shumë të lartë, duke I shkaktuar një shqetësim të madh. Ajo i mëshoi idesë se ka rëndësi të madhe vendi ku secili zgjedh që të vizitohet e kurohet.



















