“Prapë ti”? Saimiri mendoi se përballë kishte përsëri Silvanën 22 vjece, të cilën e kishte takuar një herë. Studentja për gjuhë të huaja në Milano punon dhe si modele showroom-i tek Elisabetta Franchi, dhe i fitoi pa shumë mundim komplimentat e biznesmenit. “Kjo është sfida e parë që ke fituar dhe besoj se do kemi edhe shumë sfida të tjera bashkë. Je shumë e bukur”,- i tha ai.
Ndërkohë, kur u gjend për herë të dytë pëtballë të njëjtës pamje, nuk e dinte se në fakt, këtë radhë po prezantohej me binjaken e Silvanës, Albanën.
“Unë jam binjakja, quhem Albana dhe dua të them që je me fat, sepse je djali i parë që ne vendosëm të joshim të dyja njëkohësisht, kështu që ke dy përgjegjësi mbi shpatulla”,- I tha ajo. Saimiri thekson se, edhe pse motrat kanë të njëjtën pamje, ajo që mbetet të zbulohet është karakteri i tyre. Albana shprehet se njeriu më i dashur për të është, pa dyshim, motra e saj binjake, pasi janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën.



















