“ Mrekullia në qelinë 7”, filmi turk që i përloti të gjithë, ka marrë vëmendjen e merituar me nominimin për cmimet më prestigjoze të kinematografisë, ato Oskar në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar.
Njoftimin e bëri vetë Ministria e Kulturës dhe Turizmit, me një juri të përbërë nga 16 persona, ku gjenden përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Kinemasë dhe përfaqësues tjerë të kinemasë në vend, që thanë se në Akademinë e 93-të Çmimeve “Oscar”, është nominuar kandidati i Turqisë për çmimin në kategorinë e Filmit më të mirë Ndërkombëtar. Juria shqyrtoi 23 filma që aplikuan dhe përzgjodhi në fund pikërisht “Mrekullia në Qelinë e 7-të”.
Filmi ka një kast aktorësh mjaft të vlerësuar përfshirë Aras Bulut İynemli, Nisa Sofiya Aksongur, Celile Toyon, Mesut Akusta, etj.