KreuCelebrity

Të gjitha detajet mbi Jill Biden dhe veshjen e saj të parë si Zonjë të Parë të Amerikës.

Joe Biden është Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe me zgjedhjen e tij, vendi gjithashtu mirëpret Zonjën e Parë të re që do ta shoqërojë atë gjatë mandatit të tij. Emri i saj është Jill Biden, është mësuese dhe tashmë kemi folur për të në thellësi, duke zbuluar të gjitha detajet mbi historinë e bukur dhe të komplikuar të dashurisë që e lidh atë me burrin e saj Joe.

Por ka një aspekt nga i cili Zonja e Parë nuk mund të shpëtojë, pavarësisht se ka detyra më të rëndësishme për të kryer: kujdesin për stilin e saj. Le t’i themi lamtumirë Melania Trump, me qasjen e saj jashtëzakonisht moderne, për të mirëpritur një zhanër më klasik.

Në ditën e fitores më 7 Nëntor, Jill u ngjit në skenën e Chase Center në Wilmington për të festuar Presidentin e ri të Shteteve dhe u mbështoll me shkëlqim me një fustan midi Oscar de la Renta, natyrisht tashmë i shitur. Jill zgjodhi një stilist amerikan si shumica e Zonjave të Para të Amerikës në debutimin e tyre.

Është një krijim me një prerje asimetrike, me qëndisje me lule, që Zonja e Parë e kombinoi me një palë këpucë Jimmy Choo.
Nëse ishit dashuruar pas stilit të veshjes së Melania Trump, na lini t’ju themi se Jill Biden nuk ka aspak ngjashmëri me gruan seksi të Donald Trump.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF