Megjithëse është 94 vjeçe, Mbretëresha Elizabetë gjithmonë ka treguar se është një grua që ecën me hapin e kohës.
Pavaresisht te gjithë problemeve dhe situata te krijuara nga pandemia dhe veçanërisht nga nipi i saj ribel Harry, Mbretëresha i ka propozuar anëtarëve të familjes mbretërore një terapi në grup, për të diskutuar të gjitha problemet dhe shqetësimet që ka familja. Përfshirë këtu dhe Harry-in dhe Meghanin. Sipas revistës australiane “New Idea”, takimi do mund të ndodhë me shumë gjasa në periudhën e Krishtlindjeve.
Po sipas kësaj reviste, ky takim do të jetë ideal për të sheshuar të gjitha çështjet e mbetura pezull. Mund të bashkojë ose t’i japë fund të gjitha këtyre debateve. Megjithëse sipas zërave princ Harry ndoshta mund të mos jetë i pranishëm, Mbretëresha i ka marrë të gjitha masat, duke menduar ta thërrasë në video konferencë për të marrë pjesë në këtë terapi të grupit.