Kim Kardashian është nxehur keq me Jennifer Aniston. Ylli i reality show-t dhe I shoqi “po nxjerrin tym nga veshët”, sipas burimeve pranë tyre, pasi Aniston bëri ironi me pretendimet e tij për të garuar për president.
“Votoni, por jo për Kanye West”, tha aktorja pari e dha votën e saj për Biden. Reperi I shpalli në 2015-tën pretendimet e tij për t`u bërë pjesë e garës presidenciale dhe thuhet të ketë shpenzuar 3 milionë dollar për ta futur emrin në fletëvotim.
“ Jennifer i shokoi të dy dhe sa më shumë mendojnë për të aq më shumë nevrikosen. Ata thonë se ajo nuk mund të shpëtojë kaq lehtë duke u tallur me Kanye në një mënyrë kaq të vrazhdë dhe tashmë kanë filluar të punojnë për hakmarrjen”, thotë një burim pranë çiftit.