KreuCelebrity

“Gjuhë shpirti” dhurata e Manjola Nallbanit para festave të Nëntorit!

“Gjuhë shpirti” dhurata e Manjola Nallbanit para festave

Po jetojmë kohë të vështira, ku mes pandemisë, tërmeteve apo sulmeve terroriste duket se muzika na bēn të arratisemi paksa nga realiteti i hidhur që na rrethon së fundmi. Artistja Manjola Nallbani sapo na dhuroi një këngë shpirti, krijim që tingêllon sa patriotik, aq edhe familjar, dhe në pamjet e videoklipit të “Gjuha e shpirtit” çdo shqiptar kudo ndodhet në botë, me siguri ka ndjerë nostalgji e çmallje njëkohësisht.
Kësaj here artistja e njohur ka edhe një mysafire tē vogël, të quajtur Tana, për të cilën pedagogia e Akademisë së Arteve ka pritshmëri të mëdha që shumë shpejt artistja e vogël do të kthehet në një yll.

 

 

“Gjuha e shpirtit” Per here te pare kendoj me nje vajze te vogel ne moshe po super te talentuar @tanapacolli08 ❤️qe jam e bindur do behet nje ?i madh ne te ardhmen! Shume dashuri dhe vleresim per artiste te shkelqyer po sidomos njerez te dashur per mua – Poezia e muzika @eriona_rushiti ❤️ Orkestracioni dhe produksioni muzikor @enis.mullaj ? Video production nga ?❤️ime @eraldnallbani Grafika @taulant.hyso ? @makeupbyelona ? Idejaaaaa nga une? Neser ne YouTube ?

A post shared by Manjola Nallbani (@manjolanallbani) on

E thënë kjo nga njē pedagoge vlen shumë. Me siguri ky klip dhe ky bashkëpunim i vogëlushes me artisten e madhe do të jetë edhe një ogur i mirë për karrierën e Tanas. “Gjuhë shpirti” vjen këtë fillim nëntori si dhuratê nga Manjola Nallbani për të gjithë shqiptarët e më sê shumti ata që për shkak të pandemisê nuk do të kenë mundêsi të vizitojnë vendin e tyre këto festa Nëntori. Në shtëpitë e çdo shqiptari do të ketë një copëz Shqipërie me gjuhën e shpirtit!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF