Më 22 tetor Princ Leka Zogu dhe bashkëshortja Elia Zogu Zaharia, u bënë prindër për herë të parë, teksa mirëpritën në jetën e tyre bebushen Geraldinë.
Çifti mbretëror shqiptar zgjodhi këtë emër për vajzën e tyre, në nder të Mbretëreshës Geraldinë, nënës së princ Leka e cila është ndarë nga jeta pikërisht më 22 nëntor 18 vite më parë.
Por çfarë tiparesh të prindërve ka trashëguar bebushja Geraldinë?!
Ndonëse Elia dhe Leka nuk e kanë publikuar ende portretin e vogëlushes, ka qenë daja Amos Zaharia ai që ka zbuluar sekretet e tipareve të Geraldinës së vogël. I ftuar në Abc News, aktori Zaharia tregoi ndjesinë e bukur të të qenit dajë si dhe si duket fizikisht mbesa e tij.
“Është një ndjesi e paprovuar dhe e papërshkrueshme. Është e vockël. Shumë e mirë! Kur e pashë për herë të parë Geraldinën e vogël ka qenë kaq e vogël”, -u shpreh ai duke treguar me duar.
“Ajo ka lindur në të njëjtën datë kur Mbretëresha Geraldinë u largua nga jeta dhe kur i tha mjeku Elias datën që kishte për të lindur, u habit. Buzët i ka si të Elias, ka lindur me buzë të trasha. Por kam përshtypjen se ngaqë është vajzë, do t’ i ngjajë Lekës. Është bionde dhe me sy bojëqiell”; zbuloi daja Amos.